Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 9:30 ka marrë informacion për një vdekje të dyshimtë në lagjen “Garibaldi”, në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti konfirmoi se bëhet fjalë për një mashkull i cili është gjetur pa shenja jete në një zyre.
“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një zyrë në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.
Trupi i pajetë i tij është nxjerr nga zyra ku i gjet pa shenja e jete.