Dje humbi jetën aktori i shquar, personaliteti i kinematografisë shqiptare, Xhevdet Ferri.
Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një sëmundjeje pulmonare në mushkëri.
Përcjellja e trupit të tij në banesën e fundit do të bëhet sot në orën 13:00.
E bija e tij Bora ka publikuar një foto bardh e zi me të atin shoqëruar me një frazë domethënëse.
“O Captain! My Captain!, shprehja e poemës së famshme të Walt Whitman, shkruar në 1865-ën për vdekjen e presidentit amerikan Abraham Lincoln.