Fjalë Kyçe

“O sot, o kurrë për ndryshimin”, Fjolla tregon kë do ta votojë për kryeministër

“O sot, o kurrë për ndryshimin”, Fjolla tregon kë do ta votojë për kryeministër

Fjolla Morina e ka bërë publike votën e saj për zgjedhjet e 6 tetorit.

Fjolla Morina, përmes një postimi në Instagram, ka treguar publikisht se kë do ta votojë për kryeministër, shkruan lajmi.net.

Ajo postoi foton e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe tha se atë do ta votojë.

“O sot, o kurrë për Albinin,
O sot, o kurrë për ndryshimin ! @albinkurti_ ”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Fjolla Morina titullohet “Nace Nace”, këngë kjo e shoqëruar edhe me klip.