Fjalë Kyçe

“O zemër e ëmbël”, Bearti shihet me një konkurrente tjetër të “Për’puthen”

“O zemër e ëmbël”, Bearti shihet me një konkurrente tjetër të “Për’puthen”

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Beart Rexhepi, ka qenë njëri ndër emrat më të përfolur gjatë sezonit të dytë të këtij emisioni të dashurisë për shkak të lidhjes me Tea Trifonin.

Por, siç e kemi parë kohëve të fundit Bearti ka ende shoqëri me vajzat e “Për’puthen”, para pak ditësh ai ka publikuar një fotografi me Jasminen, foto kjo gjë bëri ndjekësit të aludojnë për një lidhje mes dyshes por një gjë e tillë u mohua nga vetë Jasmina.

Ndërsa ditën e sotme, ish-konkurrentja, Sara Malaj ka festuar ditëlindjen teksa urimi i Beartit ka marrë vëmendjen e ndjekësve.

“Happy birthday o zemer e ëmbel”, ka shkruar Bearti duke shtuar emoji të çokollatës dhe një zemër.