Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), sot rreth orës 17:00, kanë arrestuar një zyrtar policor, hetues në Stacionin Policor në Obiliq, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit dhe marrje ryshfeti.
Hetuesit e IPK-së kishin filluar kohë më parë hetimet për këtë rast me autorizim dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamentin e Krimeve të Rënda.
Bazuar në veprimet hetimore që hetuesit e IPK-së kanë realizuar deri më tani, dyshohet se zyrtari policor ka pranuar 1 mijë euro për të interferuar në hetimet e një rasti penal.
Me vendim të prokurorit kompetent ndaj zyrtarit policor është caktuar masa e ndalimit 48 orë.