Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet për hir të integrimit evropian.
Në një intervistë për “Kurir”, O’Brien ka thënë se Miroslav Lajçak dhe ekipi i tij kanë krijuar një skicë të zgjidhjes edhe për komunitetin serb që jeton në Kosovë, në mënyrë që ata të jetojnë “si gjermanët në Itali apo si holandezët në Belgjikë”.
Ai ka përmendur se dyja palët duhet zbatuar marrëveshjet. E ka përmendur rrezikun edhe që “Kosova të izolohet nga të gjitha integrimet evropiane”.
“Përfundimi mes Kosovës dhe Serbisë është se ekziston një mënyrë normale evropiane për zgjidhjen e këtyre çështje. Vitet e fundit, liderët duhej të binin dakord për çdo hap të vogël, falë të cilit çdo hap kishte një rëndësi të madhe politike. Sot, Bashkimi Evropian është më aktiv në rajon, të dyja vendet e kuptojnë se mund të bëjnë disa gjëra për të lehtësuar zgjidhjen e problemit në Kosovë. Ata duhet ta bëjnë këtë për hir të integrimit të tyre evropiane dhe jo si pjesë e negociatave speciale. Duhet të krijohet një hapësirë në të cilën dëgjohet zëri i serbëve në Kosovë, veçanërisht në veri. Në këtë kontekst, presidenti më inkurajoi duke thënë se autorët e dhunës në veri të Kosovës do të mbahen përgjegjës. Ne gjithashtu bashkëpunojmë me autoritetet në Prishtinë që edhe ato të sigurojnë përgjegjësi dhe sundim të ligjit. Pra, ne jemi duke punuar në të dyja anët”, tha O’Brien.