Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë shprehur gatishmëri për t’i zhvilluar vendet e tyre sipas standardeve evropiane për një qëllim të caktuar – anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Kështu është thënë në deklaratën e miratuar në fund të konferencës “Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimi më i shpejtë në BE”, që është mbajtur të hënën në Shkup të Maqedonisë Veriut.
Përgjatë konferencës, liderët janë paralajmëruar që nuk do të mund t’i vendosin njëri-tjetrit veto përgjatë procesit, dhe nëse ka tendenca të tilla, do të ndëshkohen.
Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, për periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro.
O’Brien, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen e arritur në Ohër, vitin e kaluar.
Para mediave, O’Brien theksoi se mbështesin fuqishëm marrëveshjen e arritur në Ohër, transmeton Telegrafi.
“Ne fuqishëm mbështesim marrëveshjen e arritur në Ohër marsin e kaluar, dhe besojmë se të dyja shtetet duhet të angazhohen nëpërmjet dialogut të zbatojnë marrëveshjen plotësisht”, ka thënë O’Brien.
Integrim në BE dhe bashkëpunim ekonomik – deklarata e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor pas takimit në Shkup
Ndryshe, kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski sot ka qenë mikpritës i takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.
Në takim kanë qenë, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, si dhe Gert Jan Kopmann, drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, së bashku me James O’Brien, Ndihmës Sekretari Shtetërorë për Evropë dhe Euroazi të SHBA-ve.