Fjalë Kyçe

OBSh dhe Gjermania do t’i dhurojnë Kosovës pajisje dhe produkte mjekësore në vlerë prej 2.17 milionë eurosh

OBSh dhe Gjermania do t’i dhurojnë Kosovës pajisje dhe produkte mjekësore në vlerë prej 2.17 milionë eurosh

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë do t’i dhurojnë donacion: pajisje dhe produkte mjekësore, në vlerë prej 2.17 euro për Ministrinë e Shëndetësisë/Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni, të enjten, më 14 janar 2021, në ora 13:00 në ndërtesën e Administratës Qendrore të SHSKUK-së (salla e konferencave) së do të mbahet një takim me donatorët e kësaj asistence mjekësore.

Të pranishëm në këtë ceremoni falënderimi do të jenë të pranishëm: Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë; Jorn Rohde, Ambasador i RF të Gjermanisë në Kosovë; Ulrike Richardson, Koordinatore për Zhvillim (Kombet e Bashkuara) në Kosovë dhe dr. Isme Humolli nga Zyra e OBSH-së në Kosovë.