Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Hans Kluge, thotë se infeksionet në rritje në mesin e të rinjve mund të kenë shkaktuar goditje të rasteve kohëve të fundit në kontinent.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai tha se autoritetet duhet të punojnë më shumë me të rinjtë, për sa i përket rrezikut që mund të paraqesin ata gjatë kësaj pandemie.
“Një numër i madh i vendeve po përjetojnë shpërthime dhe ringjallje të rasteve. Ajo që ne dimë është se është një pasojë e ndryshimit në sjelljen njerëzore”, u shpreh ai.
“Ne kemi pranuar raporte nga disa autoritete shëndetësore të një proporcioni më të lartë të infeksioneve të reja në mesin e të rinjve. Thirrja i adresohet të rinjve të jenë më bashkëpunues, për sa i përket pandemisë”, tha Kluge.
“Ata kanë përgjegjësi ndaj vetës së tyre; ndaj prindërve, gjyshërve dhe ndaj komuniteteve”, potencoi ndër tjerash ai.