Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) sot u bëri thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19, e cila ka infektuar më shumë se 7 milionë njerëz dhe ende nuk ka arritur kulmin në Amerikën Qendrore.
“Më shumë se gjashtë muaj nga fillimi i pandemisë, nuk është ende koha për asnjë vend që të relaksohet,” tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë online në internet.
Sipas Spitalit Universitar Johns Hopkins, 7.062.464 njerëz u infektuan dhe 403.921 vdiqën deri sot.
Drejtori i OBSH-së për situata emergjente Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet.
“Unë mendoj se kjo është një kohë e shqetësimit të madh,” tha ai, duke u kërkuar qeverive në rajon të veprojnë fuqishëm, me ndihmën ndërkombëtare.
Epidemiologia e OBSH-së Maria van Kerkhove u tha gazetarëve se një “qasje gjithëpërfshirëse” është e nevojshme në Amerikën e Jugut.
“Tani është e nevojshme të përqendrohemi në parandalimin e valës së dytë të koronavirusit. Kjo është shumë larg”, tha Van Kerkhove.
SHBA prin me numrin më të madh të të infektuarve në botë -1.950.023 dhe 110.689 vdekje. Në vendin e dytë për sa i përket vdekjeve është Mbretëria e Bashkuar me 40.680 viktima dhe 288.827 të infektuar