Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë miratimin emergjent për vaksinën kundër COVID-19 të prodhuar nga kompania kineze Sinopharm.
Kjo është vaksina e parë e zhvilluar në një vend jo-perëndimor që e merr mbështetjen e OBSH-së.
Kina tashmë ka vaksinuar miliona qytetarë të saj si dhe në 45 vende të tjera të botës.
Deri më tani, OBSH ka aprovuar vetëm vaksinat e prodhuara nga Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Moderna.
Shumë shtete të ndryshme të botës kanë vendosur individualisht për përdorimin e kësaj vaksine, këto shtete ishin nga Afrika, Amerika Latine dhe Azia, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.