Fjalë Kyçe

OBSH paralajmëron: Zbutja e masave ndaj Covid-19 është e rrezikshme!

OBSH paralajmëron: Zbutja e masave ndaj Covid-19 është e rrezikshme!

“Heqja e masave të izolimit për shkak të koronavirusit, më herët nga c’duhet, mund të sjellë një rikthim vdekjeprurës të infektimeve”, ka paralajmëruar shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ai tha se vendet duhet të jenë të matur me zbutjen e kufizimeve edhe pse shumë prej tyre përballen me pasoja të rënda ekonomike. Vendet më të prekura të Evropës, Spanja dhe Italia, së bashku po zbusin disa masa ndërkohë që izolimi vazhdon. Në shkallë globale ka 1.6 milionë raste koronavirusi dhe 101 mijë viktima. Duke folur nga Gjeneva, shefi i OBSH-së  tha se ka patur një ngadalësim të mirëpritur të epidemisë në disa vende evropiane. Ai tha se OBSH po punon me qeveritë për të krijuar strategji për zbutjen e kufizimeve, por se kjo nuk duhet bërë më shpejt se c’duhet.

“Heqja e kufizimeve më shpejt nga c’duhet, mund të cojë në një rikthim vdekjeprurës të epidemisë. Heqja e tyre mund të jetë po aq e rrezikshme sa edhe keqmenaxhimi i situatës.”

Qeveria në Spanjë po përgatitet të lejojë disa punonjës jo të domosdoshëm në sektore si ndërtimi dhe prodhimi në fabrika, të rikthehen në vendet e tyre të punës, të hënën. Spanja shënoi të premten numrin më të ulët të viktimave në 17 ditë por sidoqoftë, qeveria i ka kërkuar njerëzve të vazhdojnë të ruajnë distancimin social edhe gjatë fundjavës së pashkëve. Në itali ndërkohë, kryeministri Giuseppe Conte ka shtyrë izolimin kombëtar deri më 3 maj, duke paralajmëruar se avancimet e deri tanishme nuk duheshin humbur. Sidoqoftë, një pjesë e vogël e bizneseve që kanë qënë të mbyllura që nga 12 marsi, do të mund të rihapen të martën. Konte, në mënyrë specifike përmendi libraritë dhe dyqanet e veshjeve për fëmijë, por raportet e mediave sugjerojnë se edhe lavanteritë apo shërbime të tjera mund të përfshihen.  E ndërsa OBSH shikon përmirësim të situatës në Evropë, sytë tashmë i ka kthyer nga Afrika, ku virusi ka arritur zonat rurale.