Fjalë Kyçe

OBSH: Përgatituni për një valë të dytë ose të tretë të koronavirusit

OBSH: Përgatituni për një valë të dytë ose të tretë të koronavirusit

Drejtori i OBSH-së në Evropë ka paralajmëruar që vendet duhet të përgatiten për një ‘valë të dytë ose të tretë’ të coronavirusit derisa të zhvillohet një vaksinë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Dr. Hans Kluge tha që Evropa mbeti ‘shumë në kontrollin’ e pandemisë, me gjithë një ‘rrafshnaltë ose ulje të rasteve të reja’ pasi shumica e vendeve hynë në bllokim.

Kluge paralajmëroi që ‘Covid-19 nuk do të shkojë së shpejti’ dhe tha se shëndeti publik do të duhet të ‘ketë një vend më të spikatur në shoqëri’.

Ndërkohë, shkencëtarët në të gjithë botën po garojnë për të zhvilluar një vaksinë e cila do të bënte ndalimin e virusit, por ka të ngjarë që kjo të ndodhë jo shumë afër.

Duke folur në një konferencë të WHO në Evropë, Dr Kluge tha se ishte jetike për vendet që të përgatiteshin për shpërthime në të ardhmen pasi të kishte arritur kulmin e parë.

Ai tha: “Nëse vala e parë kaloi, [çështja kryesore] është që ne kemi blerë kohën për t’u përgatitur për një valë të dytë ose të tretë, veçanërisht nëse nuk ka vaksinë”.

“Çështja kryesore është që të përgatitemi, qoftë për një valë të dytë apo për një shpërthim tjetër të një agjenti tjetër infektiv në të ardhmen”.

“Kjo do të kërkojë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithëve, jo vetëm me ardhjen e verës, që të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre ndërsa kalojnë në një realitet të ri, ku shëndeti publik duhet të ketë një vend më të spikatur në shoqëri”.

Ndryshe, pjesë të Evropës kanë filluar të lëvizin drejt një jete pas bllokimit, me shkolla tashmë të hapura në disa vende dhe dyqane në të tjera.