Fjalë Kyçe

OBSH: Vetëm vaksina e ndalon COVID-19, 10 herë më vdekjeprurës sesa gripi i derrit

OBSH: Vetëm vaksina e ndalon COVID-19, 10 herë më vdekjeprurës sesa gripi i derrit

Koronavirusi është dhjetë herë më vdekjeprurës sesa pandemia e gripit të derrit të vitit 2009 dhe do të nevojitet një vaksinë për ta ndaluar atë, tha Organizata Botërore e Shëndetit.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë virtuale nga Gjeneva se organizanta po mëson vazhdimisht për virusin që po përfshin globin, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.
COVID-19 ka vrarë tani afro 115,000 njerëz dhe ka infektuar mbi 1.8 milion njerëz në mbarë botën.

“Ne e dimë se Covid-19 përhapet shpejt, dhe ne e dimë se është vdekjeprurëse, dhjetë herë më vdekjeprurëse se pandemia e gripit të vitit 2009”, tha Ghebreyesus.
Gripi i derrave preku vetëm 1.1 përqind e njerëzve globalisht, sipas shifrave të organizatës ndërkombëtare të shëndetësisë.

Vaksina mund të jetë në dispozicion 12-18 muaj, sipas organit shëndetësor të Kombeve të Bashkuara.