Fjalë Kyçe

Oda e Hotelerisë: Nuk do t’i respektojmë masat anti-Covid të paralajmëruara nga Qeveria

Oda e Hotelerisë: Nuk do t’i respektojmë masat anti-Covid të paralajmëruara nga Qeveria

Oda e Hotelerisë së Kosovës ka paralajmëruar se nuk do t’i respektojë masat anti-Covid të paralajmëruara nga Qeveria.

Sipas njoftimit për media, që nga fillimi i pandemisë, shumë biznese kanë pësuar shumë keq me dëmet dhe humbjet që u janë shkaktuar.

“Gjatë krejt kohës bizneset në përgjithësi kanë qenë të kujdesshëm në respektimin e masave, dhe kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë në çdo aspekt për mbrojtjen e qytetarit. Mirëpo në anën tjetër, pas një viti sakrificë të të gjitha bizneseve, të gjitha subjektet politike, të gjitha pa asnjë përjashtim, e shikuan vetëm interesin e vetë. Manipuluan me popullin duke u bërë kinse interesohemi për ju, dhe në momentin që i duhej po ky popull, u anashkaluan komplet masat duke dalë jashtë në turma, sikurse gjithçka ndërroj brenda nate, e nuk po ekziston më Virusi, dhe në fund prapë se prapë me pasojat po përballen bizneset”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, iu ka bërë thirrje të gjitha bizneseve nga të gjitha sektorët vazhdoni t’i respektoni masat e manualit që i keni dhe të cilin bashkërisht e kemi punuar.

“Për qejfet e juaja politike desh u bëtë copë nëpër salla të dasmave e në oda, ndërsa bizneset që me shumë mund punuan ditë e natë qe sa kohë vetëm sa për të mbijetuar, fare nuk i morët parasysh. Bizneset në fushën e gastronomisë dhe hotelerisë edhe gjatë kohës së fushatave tuaja me çdo kusht mundoheshin t’i respektonin masat e manualit, me qëllimin e vetëm ta ruajnë shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.