Fjalë Kyçe

Ofertat e re për të privatizuar klubin e KF Vëllaznimit

Ofertat e re për të privatizuar klubin e KF Vëllaznimit

Klubi i Vëllaznimit është duke kaluar në periudhën më të errët në histori që kur është formuar në vitin 1927.

Vëllaznimi është ndër klubet më të vjetra në histori të futbollit të Kosovës.

Gjashtë muajt e fundit të vitit 2019 ishin tejet të rëndë për klubin nga qyteti i Gjakovës, si në rezultate ashtu edhe në aspektin financiar. Insporti ka zhvilluar një intervistë me menaxherin gjeneral të Vëllaznimit, Besnik Gojani.

Gojani është njeriu që asnjëherë nuk dorëzua për ta mbajtur të gjallë dhe në këmbët e veta, klubin e qytetit të tij.

Për Insportin, Gojani ka rrëfyer gjendjen financiare, ofertat për privatizim, periudhën e Agim Canës si president i klubit dhe për zhvillimet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës.Drita në fund të tunelit duket se është gjetur nga Vëllaznimi. Sipas Gojanit, në drejtim të klubit është shfaqur një ofertë nga dy persona për ta shndërruar klubin nga OJQ në shoqëri aksionare.

Gojani për Insportin ka deklaruar se e ardhmja e Vëllaznimit do të dihet në fund të kësaj jave.

“Për të privatizuar klubin e Vëllaznimit kemi pranuar disa oferta, jemi në bisedime me dy persona që kanë shfaqur interesim, njëri është nga Gjakova dhe tjetri nga Shqipëria. Ata e kanë një plan që është pesë vjeçar për ta nxjerrë klubin nga kriza. Në ditët e ardhshme do të vazhdojnë bisedimet dhe do të vendosim. Po ashtu, të shtunën do të ulem dhe të bisedoj me futbollistët, se a do të presim investitorët apo do të vazhdojmë në këtë mënyrë, siç kemi bërë deri më tani”.

Nga ky klub janë prodhuar emra të mëdhenj të futbollit shqiptar si Besnik Hasi dhe Ardian Kozniku.KF Vëllaznimi bën gara në rangun e dytë të futbollit të Kosovës (Ligën e Parë).

Stinorin vjeshtor e përfundoi në pozitën e 13-të me 16 pikë. Trajner aktual është Ekrem Radoniqi.