Fjalë Kyçe

“Oj Kosovo” Novak Gjokoviq shpërthen në këngë nacionaliste serbe

“Oj Kosovo” Novak Gjokoviq shpërthen në këngë nacionaliste serbe

Me ftesë të kryetarit të bashkisë së Budvas, tenisti serb, Novak Gjokoviç, po qëndron në Mal të Zi ku pritet të marrë titullin “Qytetar Nderi” i këtij qyteti.

Për mirëseardhjen e tij u organizua një darkë ku mes të tjerash janë kënduar këngë nacionaliste serbe.

“Oj Kosovo, Kosovo”, titullohet kënga antishqiptare më të cilën Gjokoviç është harbuar me miqtë e tij.

Në video shihet tenisti serb duke valëvitur një facoletë në ndjekje të ritmit të këngës.

Serbi Novak Gjokoviç është një ultranacionalist i shpallur. Ditë më parë, ai u vu në qendër të mediave botërore pasi tentoi të mashtrojë autoritet australiane mbi vaksinën anti-COVID-19./reporteri