Më shumë se 360 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Kështu bën të ditur Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut pas një deklarate të dielën.
Tutje, bëhet e ditur se deri më tani janë plagosur 759 civilë të tjerë, teksa thuhet se shifrat reale mund të jenë shumë më të larta, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në mesin e të vrarëve janë 13 fëmijë, 42 gra, katër vajza, tetë djem, 74 burra dhe 223 të rritur, gjinia të cilëve nuk dihet.
Kurse, në mesin e të plagosurve janë 28 fëmijë, 48 gra, 11 vajza, dy djem, 67 burra dhe 603 të rritur.
Të dhënat u mblodhën midis orës 4 të mëngjesit me orën e Ukrainës, më 24 shkurt, kur filloi sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës, deri në mesnatën me orën lokale të 5 marsit, thuhet në deklaratë.
Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i “armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi”, thuhet në deklaratë, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, si dhe sulmet me raketa dhe ajrore.