Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë të re, jodetyruese, që kërkon ndaljen e “menjëhershme” të luftës ruse në Ukrainë.
Rezoluta po ashtu bën thirrje për qasje në ndihmë humanitare dhe mbrojtjen e civilëve në Ukrainë. Ky dokument e kritikon Rusinë për krijimin e situatës së “tmerrshme” humanitare, pasi Moska nisi pushtimin e shtetit fqinj një muaj më parë.
Për këtë rezolutë votuan 140 shtete, ndërkaq 38 abstenuan.
Pesë shtete votuan kundër rezolutës: Rusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Bjellorusia.
Kjo rezolutë pason një rezolutë të miratuar më 2 mars që kishte kërkesa të ngjashme, përmes së cilës i bëhej thirrje Rusisë për një armëpushim të menjëhershëm./rel