Fjalë Kyçe

Ole Gunnar Solskjaer kërkon dy yje të Realit në këmbim të Pogbas

Ole Gunnar Solskjaer kërkon dy yje të Realit në këmbim të Pogbas

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, theksoi se Paul nuk do të largohet nga Manchester United dhe se klubi do të ndërtoj një organikë lojtarësh rreth mesfushorit francez, megjithastë transferimi i Pogba te Real Madridi nuk është i pamundur, kështu raportoj prestigjiozja britanike Mirror.

Sipas Mirror, Manchester United kërkon Gareth Bale dhe Toni Kroos në këmbim të Paul Pogba, një marrveshje që fare lehtë mund të arrihet pasi që uellsiani nuk bën më në planet e Zidane për sezonin e ardhshëm, kurse edhe mesfushori gjernam mund të largohet gjatë verës, pasi që vendin e tij mund ta marr Eriksen dhe Paul Pogba.

Janë më parë ishte vet mesfushori francez ai që theksoj: ““Real Madrid është një ëndërr për të gjithë lojtarët e futbollit, sidomos me Zidane trajner” duke lënë kështu të hapur transferimin e tij.

E më pas edhe Zidane thuri elozhe për bashkiombasin e tij duke u shprehur: “Më pëlqen shumë Pogba, nuk është diqka e re. Unë e njoh atë personalisht. Ai kontribuon shumë dhe ka pak lojtarë që kontribuojnë aq shumë sa ai”

Por duhet të presim afatin kalimtar të verës për të parë zhvillimet rreth transferimeve dhe largimeve nga Los Blancos. /Gazeta Alo