Është e vërtetë se gjërat nuk kanë shkuar edhe mirë për Solskjaerin në stolin e Manchester United. Por, gjithashtu statistikat e mira nuk mund t’ia mohojnë edhe punën pozitive që po bën me ‘Djajtë e Kuq’.
Të dielën, “Djajtë e Kuq” kanë prerë biletën për në rundin e pestë të FA Cup.
Manchester United e shkatërroi skuadrën e Tranmere Rovers, duke e mposhtur 6-0 në udhëtim.
Sipas faqes për histori dhe statistika, ‘OptaJoe’, kjo ishte fitorja më e thellë e Manchester United në çdo garë që nga vitit 1999m kur United e kishte mposhtur 8-1 skuadrën e Nottingham Forest, atë kohë, trajneri aktual i ‘Djajve të Kuq’, Ole Gunnar Solskjaer, kishte shënuar katër gola.
Dikur vendosi si lojtar atë rekord, sot e arrin edhe si trajner.
Solskjaer është i bindur se mund të triumfojë me Unitedin, por kërkon kohë sepse sipas tij, Manchester Unitedi ka ende shumë punë për të ndërtuar skuadrën.
6 – Manchester United recorded their biggest away win any competition since beating Nottingham Forest 8-1 in February 1999, a game in which current manager Ole Gunnar Solskjaer scored four goals. Cruise. pic.twitter.com/tBKySWLDtK
— OptaJoe (@OptaJoe) January 26, 2020