Fjalë Kyçe

Olenik: Është koha që serbët e Kosovës të ndahen politikisht nga Beogradi

Olenik: Është koha që serbët e Kosovës të ndahen politikisht nga Beogradi

Aleksandar Olenik, avokat dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës (LSV), ka thënë se Lista Serbe është e padobishme politikisht pas ngjarjeve në Banjskë.

Sipas tij, është koa që serbët e Kosovës të “ndahen politikisht nga Beogradi, të formojnë një ose më shumë parti që do të përfaqësojnë interesat e serbëve të Kosovës dhe jo interesat e regjimit të korruptuar të Aleksandër Vuçiqit”.

“Vuçiqi nuk ka operator tjetër në Kosovë përveç Kishës Ortodokse Serbe dhe po mundohen ta ringjallin Listën Serbe për zgjedhjet në Kosovë sepse janë të detyruar ta bëjnë këtë. Çdo ditë që kalon presioni ndaj Vuçiqit dhe regjimit të tij po rritet dhe çdo ditë që kalon aftësia e tij për t’u mbrojtur nga ky presion po zvogëlohet. Mendoj se tani është koha që serbët e Kosovës, si në veri ashtu edhe në jug të lumit Ibër, të ndahen politikisht nga Beogradi dhe të ndjekin shembullin e serbëve në Kroaci dhe të formojnë një ose më shumë parti që do të përfaqësojnë interesat e serbëve në Kosovë, dhe jo interesat e regjimit në Beograd. Sigurisht që jo interesat e regjimit të korruptuar të Aleksandër Vuçiqit”, ka vlerësuar Oleniku për “The Geopost”.

Ai ka shtuar se pas rastit të Banjskës nuk mund të pritet konflikt në Kosovë.

“Aleksandar Vuçiq e provoi këtë, të gjithë e dimë se si shkoi, dhe nuk mendoj se Vuçiqi ka kapacitetin për ta bërë këtë, dhe mendoj se është i vetëdijshëm se do të dëmtonte vetëm veten dhe pjesën e qeverisë që ka mbajtur. Pra, ai po ngre një çështje të re, e cila është absolutisht e pabesueshme, ai ka shpikur separatizmin në Vojvodinë, i cili nuk ekziston, të gjithë po qeshin me të, por kjo propagandë dhe kjo narrativë po vazhdon. Unë mendoj se nëse ai përpiqet të shkaktojë problem në rajon për të ruajtur pushtetin e tij në Serbi, atëherë, për fat të keq, Bosnja dhe Hercegovina do të jetë më e rrezikuara”, ka shtuar ai.