Fjalë Kyçe

Olsa jep informacione për gjendjen e Borës pas shtrimit në spital

Olsa jep informacione për gjendjen e Borës pas shtrimit në spital

Lajmi se Bora Zemani ishte shtruar në spital shqetësoi fansat e saj. Ishte Semi Jaupaj, e cila postoi një foto me mikeshën e saj, të cilat kishin shkuar për të vizituar moderatoren. Së fundmi, ka qenë Olsa Muhameti e cila ka zbuluar dhe arsyen e shtrimit të saj në spital.

Ajo ka ndarë një video duke zbuluar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje por pa dhënë detaje se për çfarë specifikisht bëhet fjalë. Ajo shprehet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë saqë pritet të rikthehet të nesërmen në programin që drejton.

Kujtojmë që Bora ka qenë kryefjalë e mediave ditët e fundit për shkak të trekëndëshit të dashurisë së krijuar mes saj, Donaldit dhe Beatrix-it., përcjell abcenews.al.Këta të fundit kanë nisur një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother por janë kritikuar prej faktit se gjërat mes aktorit dhe moderatores ende nuk ishin sqaruar përfundimisht.