Fjalë Kyçe

Olt Kondirolli dhe Vigan Bytyqi, garuan sot edhe në disiplinën 50 metra stil i lirë

Olt Kondirolli dhe Vigan Bytyqi, garuan sot edhe në disiplinën 50 metra stil i lirë

Dy notarët tanë, Olt Kondirolli dhe Vigan Bytyqi, garuan sot edhe në disiplinën 50 metra stil i lirë.

Olti doli i pesti nga tetë garues në disiplinën e tij, me kohë 25.67 sekonda. Ai theu rekord të Kosovës kadet dhe junior.

Në baterinë e njëjtë, Vigan Bytyqi doli i teti me kohë 26.14 sekonda. Koha e tyre ishte e pamjaftueshme për t’u kualifikuar tutje.

Garat për notin do të përfundojnë të premten.