Fjalë Kyçe

Omar Imeri në radarët e Fenerbahce, ja sa kërkon Shkëndija për talentin shqiptar

Omar Imeri në radarët e Fenerbahce, ja sa kërkon Shkëndija për talentin shqiptar

Pas firmës me Eljif Elmas 3 vite më parë me këtë të fundit që tashmë është pjesë e Napolit, Fenerbahce kërkon të peshkojë sërish një tjetër talent në Maqedoninë e Veriut.

Këtë herë bëhet fjalë për një futbollist shqiptar, pikërisht për talentin e përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë Omar Imeri, 20-vjeçari i cili ka spikatur në dy sezonet e fundit me fanellën e Shkëndijës së Tetovës.

Kuqezinjtë kërkojnë të përfitojnë 300 mijë euro nga transferimi i Imerit, siç shkruan “Sportmedia.mk”. Për 20-vjeçarin ky është sezoni i tretë si profesionist, pasi më parë ka luajtur edhe me Shkupin si i huazuar.

Momentalisht ka një ngërç për kalimin te Fenerbahce, pasi këta të fundit ofrojë vetëm 150 mijë euro. Pra gjysmën e asaj që Shkëndija kërkon për autorin e pesë golave në kampionat këtë sezon.