Fjalë Kyçe

Operacioni i policisë në Pejë, arrestohen 11 persona dhe kapet arsenal armësh

Operacioni i policisë në Pejë, arrestohen 11 persona dhe kapet arsenal armësh

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti Special, ka zhvilluar një operacion të gjerë në rajonin e Pejës.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se kontrolli i shtëpive dhe objekteve përcjellëse është realizuar në dhjetë lokacione, me përkrahjen e Njësitit special, K9 dhe disa njësi të stacionit policor në Pejë.

“Gjatë kontrollit, si pronë material janë gjetur dhe sekuestruar: 3 armë të gjata gjysmautomatike, 6 armë të vogla revole, 2 karikatorë, një palë dylbi, 180 fishekë kalibër i ndryshëm, 2.000 euro, 2 vetura dhe 12 telefona mobilë”, kanë thënë burimet e IndeksOnline brenda policisë.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 11 persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit special janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore, ndërsa një i dyshuar gjatë kontrollit nuk është gjetur në lokacion andaj ai është në kërkim policor