Deputetët e opozitës kanë dalë para foltores së Kuvendit, duke pamundësuar vijimin e seancës në mënyrë normale.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, paralajmëroi se derisa çështja e veteranëve të trajtohet nga Qeveria nuk do të ketë seancë normale në Kuvend.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ftoi në takim shefat e Grupeve Parlamentare për t’u konsultuar rreth situatës që ndodhi.
Seanca është ndërprerë.