Përkrahësit e opozitës në Bjellorusi janë duke mbajtur një tubim të madh në kryeqytetin Minsk, dy javë pasi që zgjedhjet e kontestuara i dhanë presidentit Aleksander Lukashenko edhe një mandat në zyre. Njerëzit kanë mbushur sheshin kryesor të kryeqytetit pavarësisht pranisë së madhe të policisë.
Protestuesit thonë se Lukashenko i ka vjedhur zgjedhjet dhe dëshirojnë dorëheqjen e tij. Presidenti është zotuar se do t’i shtypë protestat dhe ka fajësuar “revolucionarët e përkrahur nga të huajt” për trazirat në vend, shkruan BBC.
Gjatë protestave që po zgjasin qe dy javë së paku katër persona kanë vdekur për shkak dhunës policore dhe demonstruesit kanë thënë se janë torturuar nëpër burgje,
Me dhjetëra mijëra njerëz, përfshirë edhe pleq dhe njerëz me fëmijë të vegjël, janë mbledhur në Sheshin e Pavarësisë në Minsk sot, të dielën. Shumica po mbajnë flamuj bardh e kuq apo lule të bardha dhe po brohoritin slogane anti-qeveritare.
Policia kundër kryengritjeve është pozicionuar afër sheshit duke paralajmëruar protestuesit se tubimi është ilegal.