Fjalë Kyçe

Opozitari rus Navalny dënohet me tre vjet e gjysmë burgim nga regjimi i Kremlinit

Opozitari rus Navalny dënohet me tre vjet e gjysmë burgim nga regjimi i Kremlinit

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është dënuar me tri vjet e gjysmë burgim për thyerje të rregullave të lirisë me kusht, raporton BBC.

Navalny është dënuar nga një gjykatë në Moskë. Ai ishte arrestuar me t’u kthyer në Rusi muajin e kaluar. Ishte trajtuar në Gjermani që nga gushti për shkak të sulmit me agjent nervor. Mijëra përkrahës të Navalnyt kanë protestuar nëpër rrugë në Rusi. Dënimi i tij me kusht për përvetësim është konvertuar në dënim me burg. Në gjykatë ai e ka quajtur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, helmues, duke e fajësuar për sulmin.

Regjimi në Moskë ditë më parë ka arrestuar edhe bashkëshorten e tij, Youlia, në përpjekje për të shuar zërin opozitar në Rusi.