Fjalë Kyçe

Optimizëm te Kosova U-17 për ndeshjen ndaj Greqisë U-17

Optimizëm te Kosova U-17  për ndeshjen ndaj Greqisë U-17

Kombëtarja e Kosovës U17 do të zhvilloj ndeshjen e radhës kualifikuese për EURO 2020, shkruan Gazeta Alo.

Kosova U17 do të përballet me Greqinë U17 sot me fillim nga ora 14:00.

Në dy ndeshjet e para ndaj Spanjës dhe Ukrainës, Dardanët e rinj janë mposhtur, por sot kundër Greqisë ata synojnë rikthimin tek rezultatet pozitive, dhe mjaft optimist duket edhe selektori Besnik Kollari.

Selektori i Kosovës U-17 optimist për ndeshjen ndaj Greqisë
March 31, 2019

Kombëtarja e Kosovës në gjeneratat U-17 do të përballet sot me kombëtaren e Greqisë.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për garat kualifikuese në kampionatin evropian, në raundin elitë, shkruan lajmi.net.

Kosova në këtë fazë garon me skuadrat e Spanjës, Ukrainës dhe Greqisë, në një rrugëtim mjaft të vështirë.

Në dy ndeshjet e para ndaj Spanjës dhe Ukrainës, Dardanët e rinj janë mposhtur, por sot kundër Greqisë ata synojnë rikthimin tek rezultatet pozitive, dhe mjaft optimist duket edhe selektori Besnik Kollari.

“Kemi punuar me këta djem sipas mundësive të tyre psiko-fizike, duke analizuar dy ndeshjet e para. Kundër Ukrainës nuk luajtëm mirë, por ishim të mirë kundër Spanjës dhe vetëm nga një gabim në mbrojtje pësuam një gol dhe angazhimi i futbollistëve ishte maksimal” ka thënë Kollari.

“E dimë që Greqia është ekip i fortë gjë që tregoi edhe në dy ndeshjet e kaluara, por ne do të mundohemi që të bëjmë gjithçka që është mundur dhe të arrijmë rezultat pozitiv, ndonëse në futboll asnjëherë nuk ka asgjë të sigurt. Por mbetet të shihet se çka do të na sjellë loja” ka shtuar trajneri.