Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së 30-te, në elitën e futbollit kosovar, të cilat padyshim se janë shumë interesante.
Derbi i madh luhet në Gjilan, ku kampionja aktuale Drita e pret Prishtinën, ndeshje e cila deri diku edhe mund të jetë përcaktuese për titull të kampionit për kryeqytetasit.
Kjo përballje luhet të shtunën me fillim nga ora 16.00.
Të njëjtën ditë dhe orë zhvillohet edhe derbi rajonal, Drenica-Feronikeli, që për mysafirët është shumë e rëndësishme.
Ndeshjet tjera luhen të dielën dhe takohen: Llapi-Trepça ’89, Gjilani-Flamurtari, Ferizaj-Liria dhe Keku-Ballkani, të gjitha nga ora 16.00.