Fjalë Kyçe

Orav takon Sorensen: I bindur se do të ndikojë në avancimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë

Orav takon Sorensen: I bindur se do të ndikojë në avancimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë

Aivo Orav, shefi i Zyrës të Bashkimit Evropian në Kosovë, është takuar me Peter Sorensen, të sapoemërurarin si emisar në dialogun Kosovë – Serbi.

Në një postim në platformën X, Orav theksoi se e patën një takim të shkëlqyer.

“Jam i bindur se përvoja e tij e gjerë diplomatike do të ndihmojë në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Ekipi im dhe unë do ta mbështesim plotësisht!”, ka thënë Orav.