Misioni i OSBE-së organizon sot në Prishtinë një konferencën mbi parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë për përfaqësues të institucioneve, agjencive dhe shoqërisë civile të Kosovës që merren me luftimin e korrupsionit.
Ekspertë të shquar nga Transparency International do të shtjellojnë konceptet e korrupsionit në nivel të lartë dhe efektet globale të tij.
Konferenca është planifikuar si ngjarje nismëtare për sensibilizimin e pjesëmarrësve vendimmarrësve, lidhur me arsyet pse parandalimi dhe luftimi i korrupsionit të lartë është i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar.
Fjalimet hyrëse të konferencës që nisë në ora 09:00 do të mbahen nga presidenti Hashim Thaçi dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu.