Një person nga Podujeva është arrestuar nën dyshimin se ka organizuar në mënyrë të paligjshme lojëra të fatit.
Gjatë një kontrolle nga Policia e Kosovës, natën e mbrëmshme rreth orës 20:55, në lokalin e të dyshuarit policia ka konfiskuar dy kompjuter, 289 euro dhe 11 tiketa të lojërave të fatit.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin e bazuar se kanë organizuar lojëra të fatit. Njësitë policore në lokalin e të dyshuarit, si prova materiale kanë konfiskuar dy shtëpiza kompjuteri, dyqind e tetëdhjetë e nëntë (289)€ para të gatshme dhe (njëmbëdhjetë) 11 tiketa të lojërave të fatit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.