Fjalë Kyçe

Ortek bore në Brezovicë, dyshohet se një person ka vdekur

Ortek bore në Brezovicë, dyshohet se një person ka vdekur

Një skiatore, shtetase e huaj dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë qëndrimit në Brezovicë. Viktima dyshohet të ketë ndërruar jetë pas rrëshqitjes së një orteku të borës.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kanë pranuar një thirrje për ndihmë nga Patrulla e Skive në Brezovicë, për një aksident orteku.

“Shpëtuesit tanë së bashku me Patrullën e Skive në Brezovicë e kanë lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit”, thuhet në njoftim.