Një ortek ka përfshirë zonën veriperëndimore të Himalajeve, ku si pasojë automjeti me të cilën udhëtonin 7-të persona përfshirë këtu katër shtetas të Koresë së Jugut është zhdukur.
Zyrtarët u shprehën se zona ku u shemb orteku ndodhet rreth 150-të kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Nepalit, Kathmandu. Mali Annapurna është konsideruar si mali i 10-të më i lartë në botë, me lartësi 8091 metra mbi nivelin e detit.
Sapo kanë dëgjuar për ngjarjen forcat e policisë, zjarrfikëse dhe shumë vullnetarë kanë nisur kërkimet për gjetjen e personave të shkurtër. Por moti i keq dhe mjegulla e dendur po i vështirëson së tepërmi kërkimet./tch