Ortopedi Skënder Ukaj i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur kandidati për kryeministër i kësaj partie, Enver Hoxhaj, i cili thotë se Ukaj do kontribuojë në prezantimin e programit për rimëkëmbjen e shëndetësisë.
“Partisë Demokratike të Kosovës sot i është bashkuar një ndër ortopedët më të njohur kosovar, Dr. Skënder Ukaj. Me një karrierë të shkëlqyeshme si profesionist shëndetësor, Dr. Skënderi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e Kosovës gjithandej nëpër botë. Ai është ligjërues i rregullt në shumë universitete botërore. Përvoja dhe suksesi i tij si ortoped të dalluar, ka bërë që ai të jetë anëtar i Asociacionit të Ortopedëve të Francës dhe anëtar i Asociacionit Evropian të Artroplastikës”, thuhet në njoftimin e Hoxhajt.
“Prandaj, PDK, si forca më serioze politike në vend, i ka gjithmonë dyert e hapura për profesionistë dhe intelektualë të dëshmuar si Dr. Skënderi. Mirë se na vjen, Doktor”, ka shkruar tutje.