Fjalë Kyçe

Osman Musliu nxjerr videon: Vëllau i hoxhës që e fyu Adem Jasharin mori mirënjohje nga OVL e UÇK-së  

Osman Musliu nxjerr videon: Vëllau i hoxhës që e fyu Adem Jasharin mori mirënjohje nga OVL e UÇK-së  

Në një video që u publikua ditëve të fundit shihet Qani Rexhepi, vëllai i kryetarit të Bashkësisë Islame në Maqedoninë e Veriut Sylejman Rexhepit, duke e ofenduar rëndë heroin Adem Jashari.

Pas raportimeve se të njëjtit ishin dekoruar nga OVL-ja e UÇK-së, këta të fundit e sqaruan se nuk kanë ndarë mirënjohje për Qani Rexhepin dhe tre pjesëtarët e Medresesë “Isa Beu” në Maqedoninë e Veriut – që shihen në këtë video të publikuar nga një gazetar maqedonas.

Por, imami në xhaminë e Drenasit Osman Musliu reagoi ashpër pse OVL-ja e UÇK-së nuk e revokoi mirënjohjen e dhënë për vëllain e myftiut që e fyu rëndë Adem Jasharin.

“U nervozova kur e pashë këtë video që del një familjar i myftiut lëshon muzikë serbe në mes të Kosovës dhe merr guximin që ta shajë Adem Jasharin. Unë nuk e mbroj Adem Jasharin, sepse ai e ka mbrojtur veten shumë herët prej kur e ka nisur luftën që të na çlirojë prej okupatorit serb. Nuk ka shqiptar që mund ta mbrojë Adem Jasharin”.

“Unë u mllefosa aq shumë edhe e bëra një postim ku reagova. Kur e pashë në konferencën për media Nasim Haradinajn në seli të OVL-së së UÇK-së e analizova. Më dolën pesë të pavërteta me ato që tha ai. Para se ta fillojë konferencën, Nasimi kur e shpjegoi këtë video filloi me ‘gazetarin kontravers’, derisa unë gjeta argumente që ky gazetari veç e ka ripublikuar këtë video, sepse më 4 maj kjo video ishte nëpër portale të Maqedonisë së Veriut”.

“OVL e UÇK-së është dashur ta dënojë fillimisht si akt dhe më pas të merret edhe me gazetarin. Së pari duhej të vërtetohej nëse vëllai i myftiut të Maqedonisë së Veriut ka marrë mirënjohje prej OVL-së së UÇK-së dhe nëse po, të revokohej menjëherë. Unë e kam menduar që këtë duhet ta thoshte Nasim Haradinaj, por ky nuk e tha”.

Mulla Musliu ka insistuar se ka fakte që vëllai i myftiut, Avdyl Rexhepi, ka marrë Mirënjohje për Kontributin Kombëtar në selinë e OVL-së së UÇK-së.

Madje, ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka nxjerrë një video si dëshmi për këtë që po e thotë.

“Unë kam video private që në selinë qendrore të OVL-së së UÇK-së kur ka qenë edhe myftiu Sylejman Rexhepi dhe vëllezërit Avdi Rexhepi dhe Qani Rexhepi derisa e kanë marrë mirënjohjen. Madje këtu është zhvilluar një bisedë e pakëndshme ku njëri prej tyre thotë ‘ne e kemi Donald Trumpin në dorë, sepse ia kemi fotografuar gruan lakuriq’. Kjo video ka qenë edhe në portalet e Maqedonisë së Veriut”.

Ai i ka thënë Nasim Haradinajt me të cilin është përballur në studion e Info Magazines se OVL-ja e UÇK-së është dashur ta dënojë gjuhën që është përdorur në këtë video dhe të revokohet mirënjohja e dhënë – që ai insiston se ekziston.

“Nasim Haradinaj kur ka dalë në konferencën për media është dashur ta dënojë këtë muhabet. Nuk po them që të bëhet luftë komuniste. Kur bëhet Ligji për Vlerat e Luftës, atëherë shteti e dënon”.

“Është dashur të thuhet se ‘ne si OVL e UÇK-së e revokojmë mirënjohjen’.