Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë ambasadorin William Walker, kongresistin Tom Lantos, ambasadorin Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel.
Ajo ka thënë se ata ishin disa nga aleatët e Kosovës që kanë lënë trashëgimi.
“Përmes përpjekjeve të tyre të pandërprera dhe angazhimit të palëkundur për paqen, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, Ambasadori William Walker, Kongresisti i ndjerë Tom Lantos, Ambasadori Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel janë disa nga aleatët tanë amerikanë që kanë lënë një trashëgimi, e cila do të kujtohet gjithmonë me përulësi nga populli i Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani ka shtuar se mbështetja e aleatëve e ka formësuar të kaluarën dhe fuqizon e frymëzon të ardhmen e Kosovës.
“Mbështetja e tyre ka formësuar të kaluarën tonë, fuqizon të tashmen tonë dhe frymëzon të ardhmen tonë!” ka shkruar ajo nga Washingtoni.