Fjalë Kyçe

Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur

Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe të martën në Prishtinë, para obeliskut për personat e pagjetur,

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, homazhe ka bërë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me familjarë të të zhdukurve dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur janë paralajmëruar një sërë aktivitetesh.

Është hapur edhe një ekspozitë në qendër të Prishtinës me 35 fotografi të familjarëve me fotot e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë. /ksp