Vjosa Osmani është kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, shkruan GazetaAlo.
Pas mbledhjes së Kryesisë ku edhe u pajtuan që Vjosa të jetë kandidatja për këtë post, ajo falenderojë kolegët për mbështetjen dhe besimin që ia dhanë asaj.
Ajo ka thënë se qytetarët që sot e tutje nuk do të ndihen se nuk kanë zë, në veçanti gratë, vajzat dhe nënat.
Tutje Osmani u shpreh se me ndihmën e qytetarëve të Kosovës do ta nxjerrin vendin nga humnera e vendosur prej njerëzve të korruptuar e të pandërgjegjshëm.
Deklarata e saj e plotë
Faleminderit kryetar falënderoj të gjithëve për interesimin kaq të madh jo rastësisht në këto 30 vitet e fundit historia e LDK-së por edhe e Kosovës është përcaktuar pikërisht në vendin ku partia më e madhe në Kosovë i ka ndërtuar politikat për këtë vend. Dua t’i falënderojë së pari kolegët, në radhë të parë kryetarin Mustafa për mbështetjen për të gjithë ne që si shumë te rinjë e kemi fillu rrugëtimin në politikë, pra për këto më shumë se 15 vite, por edhe secilin koleg tjetër qe sot ma dhanë mbështetjen e pakontestueshme dhe unanime që bashkërisht, me qytetarët e Kosovës ta kthejmë Kosovën në rrugë të drejtë që bashkërisht me qytetarët e Kosovës ta nxjerrim këtë vend nga humnera të cilët e kanë vendosur njerëz të pandërgjegjshëm, njerëz të korruptuar të cilët asnjëherë interesin e qytetarëve nuk e kane pasur prioritet, i garantoj qytetarët që asnjëherë më nga sot e tutje nuk do të ndihen se nuk kanë zë në veçanti të gjitha gratë, vajzat, nënat./GazetaAlo/