Fjalë Kyçe

Osmani do të mbajë fjalim në ShBA në Lutjet Nacionale të Mëngjesit

Osmani do të mbajë fjalim në ShBA në Lutjet Nacionale të Mëngjesit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Washington, D.C., ku do të marrë pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit.

Presidenca ka bërë të ditur se Osmani do të mbajë fjalim në njërën nga ngjarjet kryesore të këtij organizimi të Kongresit amerikan.

“Në kuadër të kësaj ngjarjeje, e cila mbledh mijëra kongresistë, politikanë, biznesmenë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga mbarë bota, Presidentja Osmani do të mbajë fjalimin kryesor nga përfaqësuesit ndërkombëtar në kuadër të Drekës Ndërkombëtare. Me këtë rast, ajo do të flasë për rrugëtimin e popullit të Kosovës nga ditët më të vështira deri te sukseset e sotme, duke theksuar besimin e pashoq dhe qëndrueshmërinë e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Washington, Osmani do të zhvillojë gjithashtu takime me kongresistë amerikanë dhe zyrtarë të administratës së ShBA-së.

“Lutjet Nacionale të Mëngjesit janë një traditë gjashtëdekadëshe, ku çdo vit mblidhen zyrtarët më të lartë amerikanë, anëtarë të Kongresit, politikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga shumë vende të botës për lutje të përbashkëta”.