Fjalë Kyçe

Osmani e Gërvalla nisen për në Antalia të Turqisë

Osmani e Gërvalla nisen për në Antalia të Turqisë

Presidentja e Republikës së Kosovës dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz do të marrin pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë.

Këtë e ka bërë të ditur presidenca me anë të një njoftimi për media, shkruan lajmi.net.

Në kuadër të këtij Forumi, Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla- Schëarz do të takohen me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrëse në këtë Forum.

Ato do të marrin pjesë në disa panele të këtij Forumi.

“Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rikodimi i diplomacisë””, thuhet në komunikatë.

Ky Forum do t`i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete.