Fjalë Kyçe

Osmani e ka shkelur Kushtetutën me shkarkimin e djalit të Haxhi Shalës

Osmani e ka shkelur Kushtetutën me shkarkimin e djalit të Haxhi Shalës

Ndryshimi i disa amandamenteve nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2012, mund të bëhet shkak për rrëzimin e Vjosa Osmanit nga pozita e ushtrueses së detyrës së presidentes së vendit.

Në bazë të zëvendësimit të amandamentit 7 nga Gjykata Kushtetuese në korrik të vitit 2012, ushtruesit apo ushtrueses së detyrës së presidentit/es, në pikën 5 të tij ishin përcaktuar kompetencat të cilat nuk guxon t’i ushtrojë. Nga gjashtë kompetencat që nuk mund t’i ushtrojë ai/ajo që ushtron detyrën e shefit të shtetit, Kushtetuesja e kishte renditur edhe emërimin dhe shkarkimin e shefave të misioneve diplomatike. Kësisoj, në bazë të këtij aktgjykimi, del se Vjosa Osmani e ka shkelur Kushtetutën kur të mërkurën i ka shkarkurar katër konsuj të mërkurën e javës së kaluar.

“Ushtruesi i detyres se Presidentit te Republikes se Kosoves ushtron te gjitha kompetencat e Presidentit me perjashtim te: 6 (1) propozimin e amandamenteve Kushtetuese; (2)shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme, pa miratimin e Kryeministrit; (3)emerimin dhe shkarkimin e gjyqtareve dhe te prokuroreve te Republikes se Kosoves; (4)emerimin dhe shkarkimin e shefave te misioneve diplomatike te Republikes se Kosoves; (5) shpalljen e faljeve individuale, dhe (6) dhenien e medaljeve, mirenjohjeve dhe te c;mimeve”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për “Amendamentet e propozuara kushtetuese, te dorezuara nga Kryetari i Kuvendit te Repuhlikes se Kosoves me 23 mars 2012 dhe 4 maj 2012”.

Të mërkurën e javës së kaluar, Presidenca ka njoftuar se u.d. e presidentes, Vjosa Osmani i ka shfuqizuar katër dekretet për emërimin e konsujve të përgjithshëm të Kosovës në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Në njoftimin e lëshuar, Presidenca ka vlerësuar se sa i përket tri rasteve të para, konsullatat e përgjithshme nuk mund të hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk mund të emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe ambasada.

“Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës. Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak”, thuhet në komunikatë.

Vendimi i Osmanit ka ardhur pasi Flakron Shala, djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, është emëruar si konsull i përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

Përveç Shalës, me vendim të Osamnit janë shkarkuar edhe Blendi Kilaj nga konsullata në Lubjanë, Lindon Kqira nga konsullata në Shkup dhe Halim Krasniqi nga konsullata e Kosovës në Tiranë.