Fjalë Kyçe

Osmani e Kurti takojnë Blinkenin në varrimin e Albright

Osmani e Kurti takojnë Blinkenin në varrimin e Albright

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, janë takuar me Sektetarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Takimi i tyre u zhvillua gjatë ceremonisë së varrimit të paraardhëses së Blinken, Madeleine Albright.

Albright ka vdekur në moshën 84-vjeçare më 23 mars të këtij viti.

Madeleine Albright u lind në Pragë të Çekosllovakisë së atëhershme më 15 maj 1937. Së bashku me familjen e saj shpërngul në SHBA më 1948.

Madeleine Albright ishte gruaja e parë e, zgjedhur në këtë post më 1997. Në këtë post shërbeu deri në vitin 2001, në administratën e Bill Clintonit.

Albright ka qenë sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës.