Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE’së, ambasadorin Michael Davenport.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.”
Osmani e ka vlerësuar angazhimin e Davenport në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.
“Në takim, Presidentja Osmani ka vlerësuar angazhimin e ambasadorit Davenport në krye të OSBE-së në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, për të cilat Kosova po tregon progres të vazhdueshëm.”
Osmani e ka falënderuar ambasadorin për punën e deritanishme në Kosovë dhe në të njëjtën kohë i ka uruar sukses në angazhimet e tij të mëtejshme.