Fjalë Kyçe

Osmani: Është me rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi qytetar që nesër të kenë një jetë më të mirë

Osmani: Është me rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi qytetar që nesër të kenë një jetë më të mirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve që po mbahen sot.

Osmani para gazetarëve ka thënë se se detyrimi qytetar për të kontribuar në demokracinë e vendit nuk ka përfunduar më 17 tetor dhe u ka bërë thirrje që të dalin edhe sot për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim.

“Detyrimi qytetar për të kontribuar në demokracinë e vendit nuk ka përfunduar më 17 tetor. Është shumë me rëndësi që qytetarët ti përgjigjen detyrimit të tij qytetar. Shpresoj që kemi një pjesëmarrje aktive të qytetarëve që të kemi një proces pa asnjë incident, si edhe para një muaji”.