Fjalë Kyçe

Osmani i kërkon KQZ-së të shqyrtojë vendimin për votuesit jashtë Kosovës

Osmani i kërkon KQZ-së të shqyrtojë vendimin për votuesit jashtë Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ta shqyrtojë vendimin e sotëm për të telefonuar gjithë votuesit jashtë vendit, e ata që nuk lajmërohen në telefon, t’ua marrë të drejtën e votës.

Osmani, përmes një letre që ia ka nisur sot KQZ-së, e të cilën e ka siguruar KOHA, thotë se e drejta e votës është e patjetërsueshme e cila nuk mund të kushtëzohet më një telefonatë.

“Ky vendim, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante”, ka shkruar Vjosa në letër-kërkesën për KQZ-në.