U.D së presidentit Vjosa Osmani i ka reaguar kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic për deklaratën e tij se presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretarja Medeleine Albright “kishin gënjyer se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë”.
Osmani përmes Twitterit tha se udheheqësit serbë mohojnë krimet e luftës sërish, dhe se deklaratat e tilla të Dacicit janë jonjerëzore dhe të neveritshme, raporton Gazeta Express.
“Edhe një herë po i shohim liderët serbë duke deklamuar gënjeshtra dhe duke i mohuar krimet e luftës. Duke thënë se Presidenti BillClinton dhe Sekretarja Medeleine Albrigh gënjeyen botën kur ata ndanë historinë e gjenocidit të kryer nga regjimi serb në ‘99 është e patolerueshme, e neveritshme dhe çnjerëzore”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka thënë se gjenocidi dhe krimet e Serbisë në Kosovë nuk duhet dhe nuk mund të fshihen.
“Krimet e kryera nuk mund dhe nuk duhet të fshihen, pasi fshehja e krimit është një krim i ri në vetvete, aq i tmerrshëm sa i pari. Tregimi i historisë së gjenocidit serb në Kosovë është i domosdoshëm, sepse zgjedhja për të heshtur është një mohim i ekzistencës së gjenocidit. Kur presidenti Clinton dhe sekretarja Albright folën, ata zgjodhën të vërtetën mbi gënjeshtrën, humanizmin mbi jonjerëzoren, ata zgjodhën të mbrojnë jetët, dinjiteti dhe të drejtat e ekzisitimit të njerëzve të Kosovës. Për këtë ne jemi falënderues përgjithmonë”, ka shkruar ajo.
https://twitter.com/VjosaOsmaniMP/status/1337764422467678208?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1337764422467678208%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fosmani-i-reagon-daciqit-qe-tha-se-clintoni-dhe-albrighti-kane-genjyer-se-serbia-ka-kryer-gjenocid%2F