Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë homologut të saj turk, Recep Tayyip Erdogan dhe gruas së tij, Emine Erdogan, pasi ata lajmëruar se janë infektuar me koronavirus.
Wishing a speedy recovery to President @RTErdogan and First Lady Emine Erdoğan!
Geçmiş olsun. https://t.co/8mdvgSrR1U
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 5, 2022
Erdogan tha të shtunën se ai kishte rezultuar pozitiv në testin për variantin Omicron të COVID-19, njofton Klan Kosova.
Në një postim në Twitter, Erdogan tha se ai dhe gruaja e tij po përjetonin simptoma të lehta të koronavirusit, duke shtuar se ai do të vazhdojë punën e tij nga shtëpia.